Një vajzë 20 vjecare ndërroi jetë pak orë pas lindjes në maternitetin e Gjirokastrës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm.

Klea Muxhaj ishte dërguar për të lindur mbrëmë rreth orës 22:00 në maternitetin e Gjirokastrës.

Fillimisht lindja me operacion shkoi mirë, sipas informacionit që mjeket I kishin dhënë familjareve.

Mirëpo 5 orë më vonë, sot në 03:00 të mengjesit shëndeti I nënës së re ishte përkeqësuar dhe ishte dërguar në reanimacion, ku për fat të keq gjeti edhe vdekjen.

Mjeket thonë paraprakisht se nëna e re pati komplikacione post operacion, mirëpo familjarët akuzojnë mjeket për neglizhencë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re