Pas socialistëve, edhe Partia Demokratike ka paraqitur në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve kërkesën ankimore për të fletën e votimit të miratuar ditën e djeshme nga KQZ.

Ndonëse fleta e votimit në përmbajtje është sipas kërkesave të demokratëve, pra me emra, PD tashmë kërkon që ajo të mos jetë në formatin horizontal, por vertikal.
Relator për shqyrtimin e kësaj kërkese me anë të shortit të hedhur mesditën e sotme është caktuar Ledio Braho.

Mbrëmjen e djeshme edhe socialistët ankimuan fletën e votimit, duke kërkuar që kandidatët të identifikohen me numra. Në lidhje me këtë kërkesë, relatori u përzgjodh sot Koli Bele.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re