Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë, ku drejtuesja e një mjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Sipas Policisë, shoferja e përfshirë në aksident është një 25 vjeçare me inicialet F.H., e cila nuk ka marrë dëmtime.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në Vorë, një automjet me drejtuese shtetasen F. H., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, ku si pasojë ka vetëm demë materiale dhe nuk ka probleme për drejtuesen e mjetit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re