Gjykata e Posacme konfiskoi 3.4 milionë euro të sekuestruara në qershor 2018 në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit. Vlerat monetare u futan ilegalisht dhe dyshohen nga SPAK se janë para të ardhura nga aktivitet i paligjshëm.
GJKKO miraton sot kërkesën e SPAK që paratë të kalojnë në favor të shtetit, ndërkohë që me 13 mars 2019, një qytetar gjerman i quajtur Carlo Rizzatto pretendoi se ishte pronar i parave.
Ditën e dytë të qëndrimit te tij në Tiranë, më 15 mars, 59-vjeçari nga Shtutgarti u shfaq vullnetarisht para një oficeri të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai u prezantua si biznesmen i përpunimit të floririt me ambicie për të investuar në fushën e turizmit në Shqipëri.
Rizzatto pretendoi gjithashtu se ishte burimi i shumës më të madhe të parave të sekuestruara ndonjëherë nga policia shqiptare.
“Këto vlera monetare janë të ardhura që burojnë nga ushtrimi i biznesit të përpunimit të metaleve të çmuara në adresën Friedrich STR, 29, Gjermani,” mësohet të ketë thënë Rizzatto në dëshminë e tij. “Ia kam dhënë cash Elvis Vladit për fillimin e një veprimtarie biznesi”.
Gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto vlera monetare për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”.
Kujtojme se, Alfred dhe Elvis Vladi, dy personat e dyshuar si porositësit e makinave “Toyota Yaris”, ku rreth 1 vit më parë u kapën 3.4 milionë euro rezultojnë të pastër penalisht në Belgjikë dhe Gjermani.
Nga arrest me burg që është dhënë nga Krimet e Rënda, 6 të dyshuarve ne janar te 2020 u është caktuar masa “detyrim paraqitje” ne policinë gjyqesore
Detyrim paraqitje për Edi Likën, Klevi Lekën, Alban Mollaymerin dhe Agim Canin.
Ndërkohë ka ndryshuar edhe akuza. Nga pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar criminal, në mosdeklarim të holash në kufi.
Katër të sipërpërmendurit akuzohen si të implikuar në aferën e 3.4 milionë euro që u bllokuan në një makinë Toyota Yaris në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018.
Ndërkohë në kërkim janë dhe dy persona të tjerë, kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi. Ata mendohet se janë porositësit e makinës Toyota Yaris ku u gjetën paratë.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
