Gazetari investigativ, Artan Hoxha zbulon se sa i përket hetimit të çështjes së 3.4 milionë eurove të kapura në automjetin Toyota Yaris, ka një prapavijë më të thellë nga ajo çfarë duket në sipërfaqe.

Ndër të tjera ai zbuloi se prokurori federal belg kishte qenë plot 7 herë në Shqipëri për të marrë dëshmi të nevojshme lidhur me çështjen dhe se të gjitha herët, kishte kërkuar që të lëvizte I shoqruar me makina të blinduara dhe me eskortë.

Hoxha tha se nuk e kuptonte ende përse lideri i opozitës, Lulzim Basha, nuk deklaronte qartësisht nëse kishte dhënë dëshmi ndaj prokurorit belg apo jo.

Gazetari Investigativ, Artan Hoxha:

Belgjika ka një rregull të tillë, për cështje të cilat nuk ka të arrestuar me burg cështja shkon deri në 5 vite. Prokurori federal belg i cili po merret me këtë çështje, është i njëjti prokuror që po ndjek çështjen e Arjan Spahiut ose Arjanit të Vogël që u vra për ngjarjet e Elbasanit.

I njëjti prokuror ka ardhur në Shqipëri vetëm për çështjen “Toyota Yaris” ose më saktë “Toyota Auris” plot 7 herë. Të shtata herët ka kërkuar masa sigurie sepse pretendonte se i rrezikohej jeta. Është shoqëruar me eskortë policore me fuodistrata të blinduara.

Në Shqipëri u vendos në hotelin e siguruar nga policia shqiptare, I bën të gjitha lëvizjet me eksortë. Sa herë ka ardhur në Shqipëri e ka bërë këtë gjë. Është një nga prokurorët më të fortë që kanë ata. Sasia është kapur në 2018, ai po e zgjat hetimin. Çudia është kjo se në momentin e parë akuza ju vu mazhorancës, ndaj Taulant Ballës dhe ky i fundit dërgoi në gjyq Bashën dhe e fitoi.

Në 25 korrik të 2019 kur Basha ka dalë nga prokuroria e Tiranës është thënë se ka dhënë deklarime ndaj prokurorit shqiptar dhe atij belg. Tani kjo është ajo që nuk kuptoj nëse Basha ka dhënë deklarime ndaj prokurorit belg pse nuk e thotë këtë gjë haptas.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re