309 raste të reja me covid-19 dhe 2 humbje jete, është ky bilanci i raportuar sot nga ministria e Shëndetësisë, lidhur me situatën e pandemisë në vend.

 

Në 24 orët e fundit, janë kryer 2,706 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 309 qytetarë, në këto bashki: 146 në Tiranë, 31 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Skrapar, Elbasan, 7 në Durrës, Kavajë, 6 në Mallakastër, Korçë, 5 në Kamëz, Delvinë, Gjirokastër, 4 në Kurbin, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Belsh, Gramsh, 3 në Tropojë, Selenicë, Memaliaj, Devoll, 2 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Dibër, Lushnje, Himarë, Këlcyrë, Berat, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Shijak, Vorë, Mat, Rroskovec, Sarandë, Poliçan, Cërrik, Librazhd.Janë 5,554 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; Një qytetare nga Tirana 47 vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 386 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,838 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (11 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 309Të shëruar në 24 orë 386Të shtruar në spitale 145Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 2,706

Testime totale 1,419,120Raste pozitive 203,524Raste të shëruara 194,838Raste Aktive 5,554Humbje jete 3,132

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,718Fier 623Gjirokastër 567Shkodër 379Durrës 313Berat 225Elbasan 242Vlorë 182Lezhë 121Korçë 89Kukës 48Dibër 47

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re