34 të arrestuarit e protestës së 8 janarit kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Seanca është duke u zhvilluar, ndërsa mësohet se prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për pesë prej tyre dhe detyrim paraqitje për pjesën tjetër.

 

Sipas dosjes hetimore policia ka patur informacione të ndryshme se mes mbështetësve te Bashes dhe Berishes do të kishte përplasje, për këtë arsye ishte mobilizuar.

 

Në dosjen e prokurorisë përshkruhet me detaje roli i gjithësecilit prej të arrestuarve, nga ku rezulton që mbështetësit e  Berishes me mjete rrethanore, trapan, varre e të tjera kanë dëmtuar dyert dhe kanë tentuar të futen brënda në seli.

 

Prokuroria është duke hetuar për të vërtetuar se cfarë lënde u përdorë nga brënda selisë së Partisë Demokratike, në drejtim të protestuesve.

 

Deri më tani dyshohet se është përdorur spraj lotues si dhe lënda që përmbajnë fikëset e zjarrit: kjo e fundit, shumë e rrezikshme për shëndetin.

 

Ndërkohë shtetasit nga Kosova kanë mohuar përfshirjen në protestë duke pretenduar se ndodheshin në Tiranë pasi do të përcillnin një të afërmin e tyre në Norvegji.

 

Ndalimet e protestuesve u kundërshtuan si nga grupimi i bashës ashtu dhe nga Ai i berishës, të cilët akuzuan njëri-tjetrin si organizator të dhunës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re