36.4 mln lekë të padeklaruara/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Gjirokastrës

arr.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Komisioni i Pavarur i Kuafikimit shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti.

 

Gjatë seancës dëgjimore më 25 nëntor, Dosti deklaroi se 36.4 milionë lekë të ardhura të padokumentuara, i ka kursyer nga emigracioni në Greqi, nga bashkëpunimi me një shoqëri tregtare, si dhe nga shitja e një lokali në pronësi të nënës, të gjitha para fillimit të marrjes së detyrës.

 

Në seancë u evidentua edhe një raport negativ i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, por Komisioni sqaroi se nuk ka gjetur prova për kontakte të papërshtatshem të subjektit me krimin e organizuar.

 

Dosti e hodhi poshtë raportin e DSIK-së dhe u shpreh i hapur ndaj çdo hetimi për pastërtinë e figurës.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë