Regjimi “41 Bis” është  krijuar nga shteti fqinj, Italia dhe prej 2 vitesh është njësuar nga vendi ynë me ardhjen e Agim Ismailit, në krye të Drejtorisë së Burgjeve.

Sot,  në një takim me drejtuesit e Departamentit të Administrimit Penitenciar të Italisë, zyrtarët e DPB-së diskutuan rreth eksperiencave të dy sistemeve italiane dhe atë shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet tona do të detajojnë formën e bashkëpunimit për trajnimin e trupës policore për “41 Bis” si dhe shkëmbimin e përvojës në dixhitalizimin e sistemeve në sistemin e burgjeve.

Kujtojmë se regjimi “41 bis” në Shqipëri ka nisur në qershor të vitit 2019. Me hyrjen në fuqi të 41 bisit që në Itali vendosi nën regjim të rreptë monitorimi personazhe si Toto Rina, edhe në Shqipëri të dënuarve që vijnë nga krimi i organizuar i janë kufizuar jo vetëm takimet, por edhe i’u regjistrohen bisedat , telefonatat si edhe kanë një regjim ndryshe në qeli që nga minimizimi i sendeve personale deri tek dalja rrallë në ajrim.

Në regjimin e posaçëm, të parët që janë izoluar janë: Emiljano Shullazi, dhe 4 anëtarët e grupit të tij, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela; si dhe Arbjon Aliko e Genci Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re