Paraditen e sotme në Akademinë e Sigurisë në Sauk është zhvilluar ceremonia e certifikimit të 443 kursantë që përfunduan shkollën bazë për patrullimin e përgjithshëm në kolegjin e Policisë.

Gjatë fjalës Drejtori i Policisë së Përgjithshme, Gledis Nano inkurajoi efektivët e rinj të cilët do të nisin punën në terren. Sipas Nanos, punonjësi i policisë është shërbëtor i komunitetit, gardian i ligjit jo shkelës i tij.

“Ky moment ka një kuptim për mua pasi më sjell pas në kokë. Kam dalë nga e njëjta auditore dhe nga të njëjtat ambiente me padurimin për të dalë sa më parë në terren. Punonjësi i policisë është shërbëtor i komunitetit, gardian i ligjit jo shkelës i tij. Qytetarët presin shumë nga unë në radhë të parë, por edhe nga ju. Më etike, më humane dhe më të ashpër me shkelësit e ligjit. Duhet të jeni largpamës nëse doni të jeni të suksesshëm. Besoni tek vetja, mos zgjidhni rrugën më të thjeshtë por më të drejtë. Ju uroj sukses në misionin që kërkon sakrificë deri në sublim. Zyrën dhe telefonin tim do ta gjeni të hapur për çfarëdo problematike”, tha Nano.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re