Ilustruese

Policia gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar me vendosjen e gjobave në gjithë vendin. Përtej detyrës së saj funksionale si ruajtesë dhe zbatuese e ligjit, policia e shtetit, gjatë periudhës së pandemisë është marrë dhe me zbatueshmërinë e masave anticovid nga ana e qytetarëve, të cilët kanë për detyrë të mbajnë maskën vendsour në momentin që dalin nga ambientet e shtëpisë, pasi mosmbajtja e saj çon në gjobitjen me gjobë prej 3.000 lekësh.

Si rezultat i kontrolleve në gjithë vendin, janë gjobitur 453 qytetarë, që u konstatuan duke u lëvizur pa maska mbrojtëse. Gjatë kontrolleve policore janë shoqëruar edhe 5 qytetarë, shkaku ishte mos tregimi i mjetit të identifikimit, të cilët u gjobitën më gjobën prej 3.000 lekëve dhe pas shoqërimit në komisariat u lanë të lirë.

Policia e Shtetit, krahas punës për krimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijon aksionin e saj për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër ajo vazhdon të ndërgjegjësojë qytetarët për zbatimin e masave anticovid me rigorozitet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko