Pas 5 ditësh kërkime është gjetur i pajetë trupi i minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar në një prej galerive të Bulqizës 5 ditë më parë.

Trupi i 60-vjeçarit pas nxjerrjes nga nëntoka u dërgua drejt morgut të qytetit.

Ai mbeti i bllokuar në një nga minierat në Zonën e Parë rreth orës 09:00 të së mërkurës. Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi teknikun e minierave brenda.

U deshën 5 ditë punë pa ndërprerje nga grupi i Avari Shpëtimit dhe kolegët e tij, që larguan dhjetëra tonë minerale me mjete të thjeshta derisa ekipi gjurmoi trupin e pajetë të Plakut.

Galeria në të cilën ndodhi shembja, është në pronësi të subjektit minerar KADURTEX sh.p.k.. Kapllan Durici rezulton të jetë administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re