Studimi Akademisë së Shkencave, i cili tregoi se 50% e kanë kaluar koronavirusin shkaktoi polemika të ndryshme në rrjet apo studio televizive. Reagim kundër këtij parashikimi kishte edhe shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili deklaroi se shifrat e studimit nuk janë të sakta.

Sipas Bratajt, imunitetin natyral ndaj Covid-19  në kryeqytet mund ta kenë arritur 20 deri në 25 %  e qytetarëve. Ndërkohë profesori Genc Sulçebe, një nga hartuesit e këtij studio i është përgjigjur duke thënë se Brataj flet me hamendje dhe përqindja e pretenduar prej tij nuk është e saktë.

REAGIMI

Të dashur miq,

Dëgjova më datë 9 Janar 2021 prononcimin në media të Zotit Brataj lidhur me studimin e Akademisë së Shkencave mbi seroprevalencën e infeksionit COVID-19 në qytetin e Tiranës.

Lidhur me këtë studim, në rradhë të pare duhet vënë në pah dhe lavdëruar iniciativa e Akademisë së Shkencave që në kushtet e vështìra të pandemise dhe me mundësi modeste financiare mundësoi realizimin e këtij studimi të vetëm në Shqipëri i cili hedh dritë objektivisht mbi shtrirjen e infeksionit COVID-19 në qytetin e Tiranes.

Studimi i Akademise se Shkencave u realizua ne 2 faza dhe është programuar me parametra të rreptë shkencore. Dihet që kriteret epidemiologjike dhe statistikore në rradhë të parë i vëjnë rëndësi përzgjedhjes së duhur të kampionit përfaqësues të popullatës se sa madhësisë së këtij kampioni.

Kriteri kryesor në të dy fazat ishte përzgjedhja e rastësishme e një kampioni popullate që të përfaqesojë sa më mirë popullatën e moshave 20 deri 70 vjeç që janë përdorues të mbulimit shëndetësor publik në qendrat shëndetësore të qytetit të Tiranes. Në të dy fazat studimi u realizua me përzgjedhjen “random” të qytetarëve nga regjistrat e katër qendrave shendetesore të Tiranës urbane që mbulojne 258.000 banore.

Në fazën e parë, në fund të qershorit 2020 seroprevalenca e antitrupave IgG anti SARS-CoV-2 në këto grup mosha rezultoi 6,4%, ndërsa në fazën e dytë, në fund të dhjetorit 2020 49,6%. Kampioni i popullatës i selektuar në këtë mënyrë në fazën e dytë ishte prej 818 individësh dhe ai përfaqeson me interval të besueshëm sigurie popullatën e moshave 20 deri 70 vjeç të zonave urbane të qytetit të Tiranës.

Më çuditi denigrimi krejt subjektiv qe Z. Brataj i bën këtij studimi. Ai nuk e pranon shifrën e mësipërme për qytetin e Tiranes dhe thotë, sigurisht vetëm me hamendjen e tij, që seroprevalenca e vërtetë në qytetin e Tiranës është 20 deri 25%. Këtu ai i referohet dhe burimeve epidemiologjike nga SHBA, të cilat konfirmojnë që prevalenca e vërtetë e infeksionit në popullate është 10 herë më e lartë se sa numri i individëve të deklaruar zyrtarisht.

Pra, duke u nisur nga kjo referencë e përmendur nga vetë Z. Brataj, dhe siç pohon dhe vete ai në prononcimin e tij, në qoftëse numri i personave të deklaruar në Shqiperi si të infektuar me COVID-19 deri tani eshte rreth 60 000 aëherë numri real i individeve të infektuar duhet të jëte në fakt 600 0000 që korrespondon me rreth 21 % të popullatës shqiptare. Deri këtu ne jemi dakord me Z. Brataj, por përsa i përket qytetit të Tiranes ai është krejt gabim, pasi kjo përqindje nuk mund të jetë e vlefshme për kryeqytetin.

Dihet që Tirana, sipas të dhënave zyrtare të deritanishme, përbën gjysmën e rasteve me COVID-19 të gjithë Shqipërise. Atëhëre, në zonat urbane të Tiranes duhet të jenë deri tani të paktën 300.000 te infektuar nga COVID-19. Kjo vlerse korrespondon dhe me shifrsen afesr 50% tse seroprevalences sse antitrupave anti SARS-CoV-2 qse nxori dhe studimi i Akademisë së Shkencave në qytetin e Tiranses. Pra hamendja e Z. Brataj që Tirana ka një përqindje infeksioni prej maksimum 25% është e gabuar.

Përgëzoj padyshim punën e Z. Brataj per organizimin e Urgjencës Mjekësore, por e ftoj atë të konsultoje ekspertizën shkencore përpara se të prononcohet publikisht për studime jashtë fushës së tij operacionale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re