Skip to content

7 humbje jete në 24 orë/ Regjistrohen 393 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit  393 qytetarë kanë rezultuar me Covid 19.

 

Fatkeqësisht shtatë persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë virusit të rrezikshëm.

 

Janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 393 qytetarë, në këto bashki: 158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat,  10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.

 

Janë 6,206 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (07 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          393Të shëruar në 24 orë       539Të shtruar në spitale       151Humbje jete në 24 orë     7Testime ditore                 2,793

Testime totale              1,409,310Raste pozitive                202,295Raste të shëruara          192,967Raste Aktive                      6,206Humbje jete                      3,122

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3146Fier                 645Gjirokastër     537Shkodër          435Durrës             330Berat               315Elbasan           252Vlorë                207Lezhë               159Korçë               89Dibër                46Kukës               45