Një 72-vjeçar në Gjirokastër i ka vendosur flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje.

Policia njofton se 72 vjeçari Panajot Janaqi banues në fshatin Këllëz ka djegur me lëndë djegëse, benzinë bashkëshorten e tij.

Si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar nga djegia, e moshuara është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër dhe fatmirësisht ndodhet “jashtë rrezikut për jetën” sipas policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko