Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vënë drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në bashkinë e Libohovës.
Shkak është bërë prekja e 8 nxënësve me Covid-19 që do të thotë afro gjysma e klasës. Izolimi i nxënësve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e prerjes së zinxhirit të infektimit për tek nxënësit e tjerë të klasës.
Klasa nuk do të funksionojë për 2 javë të plota. Gjithashtu si shkak i covid 19 jane mbyllur dhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastres.
…
/faxweb
