Është identifikuar personi i cili u gjet i mbytur në plazhin e Durrësit ditën e djeshme.

Sipas policisë viktima është një 82-vjeçar i identifikuar si N.M.

Viktima mësohet se ishte banues në Serbi ndërsa në vendin tonë kishte ardhur me pushimi.

Vdekja e tij mësohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale pasi u fut të lahej në det.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të paidentifikuar që u mbyt duke u larë në det, rreth 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ju informojmë se pas veprimeve hetimore rezultoi se është shtetasi N. M., 82 vjeç, banues në Serbi (pushues), i cili ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re