9 mësues raportohet se janë infektuar me koronavirus në qarkun e Kukësit, 7 prej tyre janë në Kukes dhe 2 në Has.

Po ashtu, me COVID në këtë qark është prekur edhe 1 nxënës.

Ndërkohë, një kopsht në Tropojë është mbyllur për shkak të infektimit të njërës prej edukatoreve. Prefekti i Qarkut Zenel Kuçana, tha se janë vatra të izoluara dhe nuk cenojnë procesin.

Problematike vijon të mbetet respektimi i masave nga qytetarët. Pavarësisht rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, një pjesë e qytetarëve nuk i vendosin maskat mbrojtëse ose nuk i mbajnë siç duhet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re