Stuhia e erës që përfshiu një ditë më parë gjithë vendin e vecanërisht Tiranën, erdhi si pasojë e uljes së menjëhershme të temperaturave .

Meteorologët thonë se shpejtësia e erës  në det të hapur ishte mbi 80 km në ore ndërsa dallgëzimi mbi 7 balle, duke pezulluar kështu trafikun detar .

Meteorologu Hakil Osmani sqaron perf Vizion Plus se situata do te normalizohet dhe nuk ka rrezik për erëra më shpejtësi të ngjashme .

Por ndonëse nuk priten stuhi ere, temperaturat në gjithë vendin parashikohet të bien edhe më tej.

Madje në zonat malore, ben te ditur Vizion Plus, mund të arrijnë më shumë se minus 12 gradë.

Moti  do të jetë i kthjellet  në të gjithë vendin  duke përjashtuar vendet te thella  malore që do të kenë vranësira.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re