Skip to content

Efekti “lutje”: nis të bjerë shi në Australinë e zhurritur (video)

1 134

 

Një ditë pas një lutjeje kolektive për të besimtarëve muslimanë në Australi, mes tyre dhe të krishterë, kanë ardhur nga qielli rreshjet e para në vendin e zhurritur nga flakët.

Shiu, i vetmi shpëtimtar i një situate të pazakontë, gati apokaliptike,  ka qenë në zonën bregdetare jug-lindore të Australisë të hënën në mëngjes, me kushte më të buta të motit, por në Canberra cilësia e ajrit mbeti në një nivel të rrezikshëm për shkak të tymit të zjarreve përreth.

Galeritë, muzetë, parqet, zyrat dhe universitetet në qytet janë mbyllur, disa fluturime janë anuluar dhe cilësia e ajrit në kryeqytetin australian mbetet më e keqja në botë, sipas të dhënave të cilësisë së ajrit të IQ Air Visual.

Në New York Wales-in e goditur më shumë, ka 140 zjarre, por të gjitha janë në rrezikun më të ulët. Shiu i së hënës solli një lehtësim për zjarrfikësit, por rreshjet nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar zjarre të mëdha dhe të rrezikshme.

Gjithsesi, efekti psikologjik ka qenë pozitiv.