BERAT

Një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Otllak.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se G.Z., në gjendje të dehur i ka prerë rrugën automjetiti tip Benz E-Class,me targa AA 973 YJ dhe pas përplasjes ka përfunduar në asfaltin e rrugës. Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve të Repartit të Urgjencës, ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Pas aksidentit të rëndë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin A.H.  Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, të cilët po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit në këtë aks problematik ku nuk ka as sinjalistikë rrugore,as vija të bardha dhe as ndriçim.

Burmi: Balkanweb/ News 24

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re