SHBA– Tipike shqiptare! Në aeroportin e Filadelfias në SHBA, në valixhen e një shqiptari janë gjetur ushqime nga më të çuditshme.
Dy shqiptarë që udhëtonin drejt SHBA-së kishin futur në valixhe një qingj të plotë, plënc, kremviçe, gështenja dhe presh.
Ishte një qen, ai që zbuloi gjithë produktet e ndaluara në valixhen e shqiptarëve më 19 dhjetor. Sigurimi i hodhi produktet ushqimore dhe më pas liroi dy qytetarët që të vazhdonin me vizitën e tyre.
Marrë nga Patch.com



