Skip to content

Aktorja dhe regjisorja Eni Jani (1978)

1578401140 952 Aktorja dhe regjisorja Eni Jani 1978

 

 

Aktorja dhe regjisorja Eni Jani 1978

Eni Jani është një ndër aktoret dhe regjisoret më të njohura shqiptare. Shumë nga ju e mbajnë mend nga koha kur u transmetua telenovela e parë shqiptare ‘Njerëz dhe fate’, ku ajo ishte në rol protagonist.

 

1578401140 952 Aktorja dhe regjisorja Eni Jani 1978

Enrieta Jani lindi në Tiranë më 7 janar 1978. Pas studimeve në Akademinë e Arteve ka interpretuar disa role në teatër, por edhe në film, duke nisur nga telenovela “Njerëz dhe fate”. Është e martuar me aktorin dhe regjisorin Genc Fuga.

 

1578401140 168 Aktorja dhe regjisorja Eni Jani 1978

Sot karriera e Enit vazhdon të zhvillohet me projekte të reja. Në një intervistë për revistën “Bordo”, ajo ka folur për peripecitë e profesionit dhe familjen e saj. “Mundohem të gjej kohë për të dyja dhe kur bëhet fjalë për familjen, profesioni del në vend të dytë”, -ka treguar Eni.

Më tej Eni ka shpjeguar vështirësinë që kalon çdo ditë në profesionin e saj, duke zbuluar: “Në aktrim dhe regji dominojnë meshkujt, por femrat janë më të rrezikshme. Mundohen shpesh t’iu prishin punë të tjerëve kur nuk munden të ecin vetë përpara”,- e ka mbyllur fjalën e saj.

 

1578401141 20 Aktorja dhe regjisorja Eni Jani 1978

Role: Njerëz dhe Fate 2002-2003, telenovelë; Ishte Koha për Dashuri 2004; Tifozët 2004, komedi; Nata pa hënë 2004; Letra Fatale 2005; Tingulli i heshtjes 2010, telenovelë etj.

 

 

/aktoretshqiptare.info