Në shtetin e Finlandës të qeverisur nga një 34 vjeçare, viti 2020 pritet të nisë me përgatitjet për eksperimente të rendësishme sociale.
Kryeministja e re, 34-vjeçarja Sanna Marin dëshiron të prezantojë javën e shkurtuar të punës, vetëm katër ditë në javë dhe me një program ditor 6 orë në ditë. Dhe më e bukura shte se gjithë kjo do të bëhet pa ulje pagash.
Kryeministrja e premtoi këtë reformë me rastin e 120 vjetorit të Sdp, Partisë Social Demokratike, ku de-fakto është drejtuese e saj.
Në Suedinë fqinje, ku 6-orëshi tashmë është aplikuar që nga viti
2015, rezultatet treguan se punonjësit ishin më të lumtur, më të pasur
dhe më produktivë, pasi ata edhe pse me 6 orë pune paguhen me të njëjtën
pagë që merrnin më parë dhe klientët gjithashtu janë më të kënaqur.
Zhvillime interesante vijnë edhe nga Zvicra, ku nga 1 janari,
udhëtimi në shtëpi-zyrë, qoftë me tren apo autobuz, mund të konsiderohet
orar pune, me kusht që të përmbushen disa detyrime të parashikuara në
kontratë.
Ky revolucion siç përshkruhet nga mediat e huaja, ia njeh kështu
punonjësve publik të drejtën që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e
orarit zyrtar të punës. Kjo risi buron nga një ndryshim në direktivën
“Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se
“performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht
që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet të udhëtimit ta bëjnë këtë të
mundur.
Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni
një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes
rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e
ditës.
