Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar të gjithë qytetarët që kanë blerë ose shitur makinë dhe nuk kanë bërë kalimin e pronësisë, se kanë afat deri në 02 mars 2020, në të kundërtën do të gjobiten.
Burime zyrtare konfirmojnë se pas datës 2 mars do të aplikohet masa e gjobës që vijon nga 10,000 – 40,000 Lekë sipas vonesës, teksa DPSHTRR ka sqaruar edhe procedurat që duhet të bëjnë dy palët.
“Keni shitur një mjet dhe vijon të mbetet në emrin tuaj ndërsa e
përdor blerësi? KUJDES! Ky mjet mund t’ju ngarkojë me detyrime nëse
blerësi nuk paguan taksat, nëse nuk paguan gjobat brenda apo jashtë
vendit! Mund të keni probleme nëse ky mjet përdoret për krime apo nëse
shkakton dëme/fatalitete! Keni blerë një mjet dhe nuk e keni kaluar në
emrin tuaj? KUJDES: Ky mjet mund t’u bllokohet apo konfiskohet nëse
shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve! Ju do të përballeni me
gjoba për vonesën e kalimit të mjetit në emrin tuaj! Shitësa e blerësa!
Rregulloni pozicionin tuaj në lidhje me mjetin!
Për ju, për sigurinë rrugore, për DPSHTRR, për ligjin, DUHET:
Shitësi të deklarojë mes dokumenteve, faktin e aktit të shitjes, pranë
DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)! Blerësi të regjistrojë në emrin e vet
(individ/subjekt) mjetin pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)! Deri në
28.02.2020 nuk do aplikohet gjoba që parashikon Kodi Rrugor, 10,000 –
40,000 Lekë sipas vonesës! Nga data 02.03.2020, do aplikohet gjoba ndaj
çdo regjistrimi të vonuar kalimi pronësie!, bën me dije DPSHTRR.
DPSHTRR thekson se procedurat e kalimit të pronësisë së mjetit bëhen
në sportelet e institucionit pas noter, në mënyrë të menjëhershme ose 1
Stop Shop.
Për gjithë ata që planifikojnë shitjen-blerjen, DPSHTRR ofron
shërbimin e lehtësuar të kalimit të pronesisë së mjetit direkt në
sportelet tona – pa Noter – 1 Stop Shop” shkruhet në njoftimin zyrtar të DPSHTRR.
