Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i presionit të lartë atmosferik në vendin tonë duke bërë që moti të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, të cilat në Zonat Malore bëhen më të dukshme gjatë mesditës dhe pasdites duke lënë ultësirën perëndimore nën ndikimin e kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë DUKE luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -7°C deri në 12°C.
Era do të vijojë të fryjë deri mesatare, me shpejtësi prej 40 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vendet e Rajonit dhe Pellgu i Mesdheut paraqitet me mot të kthjellët, ndersa pjesa tjetër e kontinentit do të përfshieht nga vranësira të shpeshta duke sjellë rreshje. Konkretisht në Qendër dhe Veri-Verilindje të kontinentit do të ketë reshje dëbore.
