Skip to content

Merr Presidencën e BE-së pas Kroacisë, Sllovenia: Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor., gjithnjë e më i mundshëm

miro cerar epa 5

Ministri i Jashtëm slloven Miro Cerar beson se me Komisionin e ri Evropian, zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është gjithnjë e më i mundshëm.

Ai njoftoi se perspektivat evropiane për rajonin do të jenë një përparësi e Presidencës Sllovene në gjysmën e dytë të 2021.

Duke folur në një aktivitet kushtuar Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Instituti për Studime Strategjike, Cerar tha se rajonit duhet t’i jepet një perspektivë e ardhshme në BE.

“Unë jam shumë optimist për zgjerimin, edhe pse kemi pasur një moment të hidhur vitin e kaluar”, tha ministri i Jashtëm slloven.

Duke pasur parasysh që shumica e anëtarëve të BE janë në favor të zgjerimit, ai shpreson që të gjendet një zgjidhje në gjysmën e parë të vitit për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, të cilat Franca i bllokoi vitin e kaluar nga fillimi i negociatave të pranimit.