Skip to content

Brazil: vajza 4-vjeçare kalon 4 ditë në pyll

curica Brazil prasuma spasavanje PrtScr

Një vajzë 4 -vjeçare u gjet e gjallë pasi kaloi pesë ditë e vetme në pyll duke ngrënë fruta dhe duke pirë ujë nga një lumë.

Ana Vitoria Soares Cardosa u raportua e zhdukur në 29 dhjetor 2019 në një zonë rurale të komunitetit të Rio Maniva, në veri të Brazilit.

Ajo u pa për herë të fundit duke luajtur me motrën e saj 8-vjeçare në një kanoe. Pasi u zhduk, familja kishte frikë se mos është mbytur pasi  nuk mund të notonte.

Shërbimet e urgjencës thirrën dhe tre zhytës për ndihmë kërkimi dhe shpëtimi, raporton Daily Mail.

Shefi lokal i zjarrfikësve, Rosivaldo Andrade u tha gazetarëve se ata kontrolluan lumin për ditë të tëra për të gjetur vajzën për të cilën besohej se ishte mbytur.

“Informacioni i dhënë nga të afërmit tanë na bëri që të besonim që ajo mund të kishte vdekur dhe nuk mund të kishte shkuar në pyll”, tha ai.

Por më 2 janar, 4-vjeçarja, një nga nëntë fëmijët e familjes, u gjet nga kushëriri i saj në pyll, dy kilometra nga vendi ku u pa për herë të fundit.

Andrade tha që ishte me fat që e gjetën. “Nuk kishte kafshë të rrezikshme aty pranë për ta sulmuar, por kjo nuk ndryshon rrezikun që paraqet pylli …”, shtoi ai.

Nëna e vajzës, Rosilete de Souza Soares, u tha gazetarëve se e bija mbijetoi duke ngrënë fruta dhe duke pirë ujë nga një lumë. “Ajo ishte ulur në një pemë kur një i afërm e gjeti atë”, shtoi ajo.

Vajza heroike u dërgua në një spital në qytetin Santana.