Skip to content

Kroacia merr zyrtarisht Presidencën e BE-së, “dyndje europiane” në Zagreb

Zagrebi po pret Kolegjin e Komisionerëve të Komisionit Evropian të enjten dhe të Premten, të udhëhequr nga Presidentja Ursula von der Leyen, me rastin e fillimit të Presidencës 6-mujore të Kroacisë në BE.

Kjo do të shënojë zyrtarisht fillimin e Presidencës së BE-së në kryeqytetin Kroat, në të cilin do të marrë pjesë dhe Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Të gjithë komisionerët evropianë do të arrijnë në Zagreb të enjten vonë dhe do të ndjekin një koncert ceremonial.

Në ditën e dytë, të premten, do të ketë një takim në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare mes qeverisë kroate dhe KE.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, komisionerët evropianë do të zhvillojnë dhe një seri takimesh bilaterale me ministrat e linjës.