E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, Lei Kraja ka treguar historinë dhe eksperiencën e saj në Amerikë, ku ka treguar se nuk ka qenë gjithmonë aq e thjeshtë për të.
Lei ka treguar se në vitin 1991 prindërit e saj kanë shkuar në New York dhe filluan gjithçka nga hiçi.
“Vendosa që të bëhem e pavarur finaciarisht dhe të mos kem as nga
mami dhe as nga babi ndihmë. Shkova në New York për të jetuar. Unë nuk
shkova si modele në New York, modelingun e kisha më shumë si hobi dhe
prindërit nuk e kanë pasur qejf fare këtë pjesën e showbizit, sidomos
mami im që është diplomuar për 3 degë, e urren dhe nuk e kupton artin.
Kështu që unë shkova në New York për ta provuar, për të bërë qejf.
Isha single, 22 vjeç. Fillova punë në një zyrë aty, por nuk më dilnin
paratë edhe fillova një punë të dytë si kamariere, banakiere. Më duket
sikur kam jetuar një maratonë, nuk flija kurrë, më merrte malli për
gjumë. Shkoja bëja ndonjë cast, ndonjë photoshooting. Kishte shqiptarë
pa fund dhe më pëlqente kjo gjë”, ka rrëfyer Lei Kraja në Soiree.
Previous article‘O Zot, më hiq që këtu, më ço vetëm në Amerikë,
