Ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë një ditë më parë betimin në Uashington.
Pas betimit edhe ambasada në Tiranë ka përshëndetur drejtuesen e re, ndërsa tani pritet ardhja e Kim në Tiranë.
Sipas ambasadës, Yuri Kim pritet të mbërrijë në javët e ardhshme.
“Yuri Kim u betua dje si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit.
Presim me kënaqësi që t’i urojmë mirëseardhjen në Shqipëri në javët e ardhshme!”, shkruhet në faqen e ambasadës së SHBA në Tiranë.
