Skip to content

Ky i është i përfoluri si i dërguar i BE-së në Ballkanin Perëndimor: e pse Lajçak?

lajcak epa 0 0

Ministri i Jashtëm solloven në largim, Mirosllav Lajçak, është një kandidat për postin e të Dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, njoftoi EUractiv, duke përmendur se thashethemet janë ende në diskutim.

Lajçak tashmë ka mbajtur disa pozicione në vendet e Ballkanit Perëndimor – në mesin e tyre edhe detyrën e Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë nga 2007 deri 2009

Gordan Grlic-Radman, Ministri i Jashtëm dhe i Çështjeve Evropiane të Kroacisë, vend që sapo ka marrë Presidencën e BE-së, theksoi se Lajçak do të ishte i përshtatshëm për këtë pozicion.

“Ai njeh vendet e rajonit dhe gjuhën e tyre. Ai ka përvojë, gjë që e bën të jetë kandidati më i mirë për këtë pozicion”, tha Grlic-Radman.

Vetë Lajçak tha që emërimi i një të dërguari special për Ballkanin Perëndimor do të ishte një sinjal pozitiv që BE mbetet e angazhuar në këtë rajon.