TIRANË– Ish-dhëndri i Jozefina Topallit, Luiz Ejlli është pikasur pasditen e sotme në një nga kafet e lagjeve të Tiranës. Paparaci i Dosja.al ka shkrepur disa foto tijat teksa bisedonte me dy persona të moshuar me të cilët duket se kishte një raport miqësor.
Ajo që bie në sy nga këngëtari është se në tavolinë ai kishte porositur një gotë me qumësht të ngrohtë, ndoshta për të ‘mposhtur’ ditët e ftohta të janarit.
Gjatë gjithë kohës së tij në kafë, këngëtari dhe ish-partneri i Megi Topallit, vajzës së Jozefinës, ishte duke ‘chat-uar’ me dikë në rrjetet e tij sociale. Të ketë ndonjë projekt të ri në dorë vallë?
Kohët e fundit, Ejlli ka rënë pak në hije pasi fitoi në ‘Këngën Magjike’ bashkë me Juliana Pashën. Një rritje kjo në karrierën e tij pas performancës së dobët që bëri në Eurovizion. Ndërkohë ish-partnerja e tij është bërë nënë e një djali dhe jeton në Itali me të fejuarin e saj.
Akoma se ke keni kuptuar se për kë po flasim? Shikoni videon më poshtë dhe kujtoni se kush është Luiz Ejlli!












[youtube https://www.youtube.com/watch?v=z_r4IzbwDY4]
(k.m/dosja.al)
