Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka deklaruar në studion e emisionit “Pa Protokoll” se, tashmë duhet zgjedhjet të lira dhe të ndershme ndërsa e ka konsideruar sistemin zgjedhor një element, por jo më thelbësorin, pasi sipas tij zgjedhjet lira nuk i zgjidh sistemi. Ai tha se fillimisht duhen demokratizuar partitë.

“Ne na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sistemi është njëri nga elementët. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk zgjidhen nëpërmjet sistemit. Kur duam zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të caktojmë disa prioritete. Në rast se themi se përmes sistemit me lista të hapura kufizojmë rolin e kryetarit të partisë, nuk mund të presim që kjo zgjidh çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Duhen demokratizuar partitë. Në të gjithë këtë kuadër sistemi nuk ndikon. Tek sistemet duhet të vendosim se çfarë duhet të realizojmë. Të gjitha sistemet janë sisteme demokratike. Në një vend të caktuar duhet të ndash çfarë do të kufizosh. Nëse sot jemi me listë të mbyllur, sistemi me listë të hapur e kufizon kryetarin, por sistemi kombëtar me lista të hapura e kufizon akoma më shumë. Por ne duam që njerëzit të jenë të lidhura me deputetin. Këtë e realizon maxhoritari. Pastaj kemi qëllim si do e përfaqësojmë gjininë femërore. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk i zgjidh sistemi“, tha Ristani./ Shqiptarja.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re