Për specialistët e pyjeve janari është muaji i duhur për të luftuar procesionaren e pishës, një ndër insektet më të rrezikshme qe shkakton dëmtimin e pyjeve. Në disa masive në Mat e Klos pemët e pishës janë  prekur në masë të madhe. Specialisti Riza Buci thotë se në rast se procesionarja nuk luftohet, atëherë dëmet janë kolosale në ekonomi, duke qenë se pisha do disa dekada të rritet.

 

Tre janë mënyrat për ta luftuar këtë parazit të rrezikshëm për pishën. Buci thotë se duke qenë se aktualisht temperaturat jane te ulëta çarja e foleve të procesionares do të ishte me kosto më të ulët dhe efikase, ndonëse ka nevojë për fuqi të madhe punëtore për shkak të sipërfaqes që shkon në qindra hektar.

 

Por kreret e Drejtorisë se Pyjeve në Bashkinë e Matit shprehen se është e pamundur të përballohet kostoja e luftës ndaj procesionares.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re