Nga sot e tutje terminali i autobusëve të Jugut dhe të Veriut nuk do të jetë më tek zona e njohur si ish-Dogana por do të jetë tek ‘Kthesa e Kamzës’ kjo si pasojë e rinisjes së punimeve tek Unaza e Madhe
Mëngjesin e sotëm të gjithë autobusët e linjave të jugut dhe të
veriut janë vendosur në këtë terminal të ri provizor. Terminali i ri
ofron më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë Bashkia e Tiranës
ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit
përmes transportit urban. Terminali i ri do të jenë në shërbim të 43
linjave të zonës së jugut dhe 20 linjave të zonës së veriut, duke sjellë
kushte më të mira dhe lehtësi në qarkullim.
Pak ditë më parë punimet në terminalin e ri u inspektuan edhe nga
kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se me terminalin
e ti do të shmanget edhe kaosi që ndodhte tek ‘Shqiponja’. “Ka një
hapësirë më të madhe sesa ish-Dogana, do të sistemojë 63 vend-poste dhe
stacione për autobusët e veriut dhe jugut, ndërkohë që juglindja do të
vazhdojë të shërbehet nga Qyteti “Studenti” dhe parkingu i madh atje. E
jo vetëm kaq, por kemi edhe 4 linja autobusi urban që do kenë një
stacion ngjitur me terminalin e autobusëve; pra, linja e ‘City Park’, e
Kamzës, linja e Institutit dhe ‘Tirana e Re’, të katërta do të ndalojnë
aty, për t’i çuar pasagjerët në drejtimin që duan në Tiranë, duke
shmangur edhe kaosin që ndodhte tek ‘Shqiponja’”, u shpreh Veliaj.
Previous articleDitmir Bushati merr postin e rëndësishëm në OSBE