Skip to content

Reshje dëbore edhe në Dibër, probleme në rrugën nacionale Peshkopi – Maqellarë

Edhe verilindja është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë të dielë.

Në orët e paradites janë shfaqur probleme në zonat e thella malore si njësitë Lurë, Kala e Dodës, Reç dhe Arras në Dibër, ku trashësia e borës shkon deri në15 cm.

Po ashtu probleme janë shfaqur edhe në Trebisht dhe disa fshatra te Zerqanit në Bulqizë.

Në rrugën nacionale Peshkopi – Maqellarë janë shfaqur probleme në qarkullin e automjeteve ku kanë mbetur të bllokuara rreth 1 orë.