Skip to content

Një nxënës i shkollës së mesme zbulon diçka të mahnitshme në hapësirë

NASA ka treguar se ka zbuluar një planet të ri që rrotullohet rreth dy diejve.

Ky është zbulimi i parë i tillë i një satelit të ri nga agjencia për
gjetjen e planetëve e njohur si TESH, por më interesante është se ai u
gjet nga një gjimnazist i cili punonte si praktikant, dhe atë në ditën e
tretë të punës së tij.

“Shikova të dhënat që vullnetarët i përshkruanin si eklipsi i një
sistemi binar, një sistem ku dy yje rrotullohen nga njëra-tjetra dhe
eklipsojnë orbitën e njëri-tjetrit nga pamja jonë,” shpjegoi 17-vjeçari
Wolf Kukier.

Ai pa një sinjal nga një sistem i quajtur TOI 1338, por mendoi se
ishte një eklips. Pastaj e kuptoi që ishte gabuar dhe se e kishte gjetur
në të vërtetë planetin, transmeton KosovaPress.

Planeti i ri u emërua ‘TOI 1338 b’ për shkak të sistemit në të cilin ndodhet, dhe është afërsisht 1300 vit drite nga Toka.

Planeti është 6,9 herë më i madh se Toka – është diku midis Neptunit
dhe Saturnit. Gjithashtu është e pamundur që ndonjë formë e jetës të
gjendet në të.

Të dy yjet orbitojnë njëra-tjetrën për 15 ditë. Njëra është rreth 10
për qind më masive se Dielli ynë, ndërsa tjetra është më e ftohtë, e
errët dhe aq e madhe sa një e treta e Diellit.