Skip to content

Kombet e Bashkuara: 2019-ta, viti i dytë më i ngrohtë në historinë e matjeve klimaterike

w 55154194

Viti i kaluar ishte i dyti i nxehtë që nga Revolucioni Industrial, pas vitit 2016, njoftoi Organizata Botërore e Meteorologjisë (OMO).

Temperatura mesatare globale ishte 1.1 gradë më e lartë se temperatura mesatare e gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, tha agjensia në kuadër të Kombeve të Bashkuara me qendër në Gjenevë.

“Nëse nivelet e tanishme të emetimeve të dioksidit të karbonit vazhdojnë, ne do të lëvizim drejt një rritje prej tre deri në pesë shkallë të temperaturës deri në fund të shekullit,” paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas në një deklaratë.

Përveç që ishte jashtëzakonisht e ngrohtë, 2019-ta do të mbahet mend për vëllimin e saj të akullnajave në shkrirjke, ngritjen rekord të nivelit të detit, temperaturën dhe aciditetin e oqeanit dhe motin ekstrem, tha WMO.

“Viti 2020 po vazhdon atje ku e la 2019 – me një mot jo normal”, tha Taalas.

Ai përmendi zjarret në Australi, të cilat po pasojnë dhe pas vitit 2019, si më i ngrohti dhe më i thati në historinë e kontinentit.