Skip to content

Gjirokastër/Këshilli i qarkut vlerëson me titull ” Nderi i Qarkut” kineastin Kujtim Gjonaj

1579334835 gjonaj

 

 

GjirokasterKeshilli i qarkut vlereson me titull ” Nderi i Qarkut”

Kineasti Kujtim Gjonaj është vlerësuar me titull nderi nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër.

Miq, kolegë dhe të afërm të kineastit janë mbledhur mesditën e sotme në auditorin e universitetit “Eqrem Çabej” në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Nderi i Qarkut” mjeshtrit Kujtim Gjonaj, një vlerësim për veprimtarinë e pasur kinematografike, si një nga personalitetet e filmit dokumentar shqiptar .

 

1579334832 10 GjirokasterKeshilli i qarkut vlereson me titull ” Nderi i Qarkut”

Gjonaj i ka dedikuar jetën filmit shqiptar ku në krijimtarinë e tij përfshihen mbi 150 filma dokumentarë , artistikë por edhe vizatimorë. Përmendim këtu disa nga filmat dokumentarë me të cilat është vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

1579334833 589 GjirokasterKeshilli i qarkut vlereson me titull ” Nderi i Qarkut”

Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit .

 

1579334833 250 GjirokasterKeshilli i qarkut vlereson me titull ” Nderi i Qarkut”

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979.

 

1579334833 206 GjirokasterKeshilli i qarkut vlereson me titull ” Nderi i Qarkut”

Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006. Krahas shumë vlerësimeve kineastit iu shtua së fundmi edhe titulli “Nderi i Qarkut” Gjirokastër.

 

1579334833 930 GjirokasterKeshilli i qarkut vlereson me titull ” Nderi i Qarkut”

 

 

1579334833 610 GjirokasterKeshilli i qarkut vlereson me titull ” Nderi i Qarkut”

 

 

1579334834 898 GjirokasterKeshilli i qarkut vlereson me titull ” Nderi i Qarkut”

Fotot ekskluzive per Aktoret Shqiptare nga Kristaq Janushi

 

/aktoretshqiptare.info