Skip to content

Arrestohet gazetari që spiunoi Macronin për vendndodhjen në teatër

5e22e2d687f3ec794b28e917

Policia parisiene arrestoi gazetarin Taha Bouhafs, për arsye se qe ai njeriu i cili njoftoi në mediat sociale se presidenti Macron ishte në një teatër, ku më pas iu tentua të sulmohej nga turma protestuesish, gjë që çoi në evakuimin e tij.

“Unë jam në teatrin Bouffes du Nord, tre rreshta pas presidentit francez. Disa protestues janë këtu dhe i ftoj të gjithë këtu. Mund të ketë ngjarje sonte”, shkroi Bouhafs, pas së cilës një grup i madh protestuesish u mblodhën jashtë teatrit.

Duke bërtitur parulla kundër Macron, protestuesit u përpoqën të hynin në teatër dhe policia franceze evakuoi presidentin.

Arsyeja e protestave dhe grevave në Francë që nga 5 dhjetori i vitit të kaluar, është plani i shpallur i pensioneve.