Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zhvuilluar takime me strukturat e qarkut Elbasan ku ka vlërësura se “PD me gjithë presionin e bandave të pushtetit ia la dalë të rritet”.  “Bashkë me aleatët fitojmë 55 % të votave në këtë qark”, është shprehur Bardhi, i cili njoftimin për këto takime e ka bërë publik në faqen e tij në facebook.

Postimi i plotë:

Në qarkun e Elbasanit i gjeta demokratët të angazhuar në të gjitha nivelet e partisë për të bërë për vete sa më shumë qytetarë në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh.

Demokratët e këtij qarku, megjithëse nën presionin e bandave të lidhura me pushtetin e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit, ia kanë dalë të rriten e të forcohen dhe në zgjedhjet më të para të lira e të ndershme, bashkë me aleatët tanë, ne të fitojmë në qark më shumë se 55% të votave.

Nënat dhe baballarët e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të mos i shohin fëmijët e tyre të ikin si refugjatë, pse bandat e pushtetit nuk i lënë të ngrenë kokën. Të rinjtë e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre, ku vlerësohet aftësia, ndershmeria dhe jo servilizmi e hajdutëria!

Nga takimet që pata në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh jam plot besim që sëbashku do t’ia dalim!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re