Skip to content

BE: 900 milion euro ndihmë humanitare për 2020-ën, ja ku shkojnë

jemen humanitarna pomoc ajb prom e1579532428722

Komisioni Evropian ka miratuar një buxhet fillestar për ndihmë humanitare në vitin 2020 prej 900 milion euro.

Bashkimi Evropian është donatori kryesor në botë i ndihmave humanitare dhe ndihmon njerëzit në më shumë se 80 vende.

Nga buxheti i përgjithshëm humanitar për këtë vit, BE do të ndajë 400 milion euro për programet në Afrikë.

Ndihma posaçërisht ka të bëjë me të prekur nga konflikti i gjatë në Republikën e Kongos, vendet e goditura nga uria në Afrikën Qendrore dhe të zhvendosurit nga Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore dhe Çadi.

Për Lindjen e Mesme, BE do të ndajë 345 milion euro nga buxheti humanitar për të zgjidhur krizat në Siri dhe Jemen.

Unioni ka caktuar 111 milion euro për të vazhduar ofrimin e ndihmës dhe për të prekurit në krizën e Venezuelës.