Skip to content

Ish-drejtori i Interpolit u dënua me 13.5 vjet burg, dhe pse nuk iu përgjigj partisë

meng hongwei epa2

Ish-drejtori i Interpolit, Meng Hongwei u dënua në Kinë me 13.5 vjet burg nën akuzën për marrje ryshfeti9.

Aktgjykimi u dha para një gjykate në Tianyin, Kina veriore.

Ish-shefi i Interpol u deklarua fajtor korrikun e kaluar.

Në mars të vitit të kaluar, Partia Komuniste në pushtet e Kinës njoftoi se hetimi kishte zbuluar se Meng kishte shpenzuar shuma të mëdha nga fondet e shtetit, abuzoi me pozitën e tij dhe nuk pranoi të zbatonte vendimet e partisë, kujton Reuters.

Në fund të vitit 2018, Interpol njoftoi se Meng kishte dhënë dorëheqjen si kreu i Agjencisë Botërore të Policisë me qendër në Francë disa ditë pasi gruaja e tij njoftoi se ai ishte zhdukur pasi u nis për në Kinë.