Zbulohet emri dhe mbiemri i personit që policia ka shpallur në kërkim si ekzekutori i Vilson Tafçiut, vrasja që tronditi Astirin mbrëmjen e të hënës.

Ai quhet Noel Dishi, raporton News 24.

Sakaq, më herët policia bëri me dije inicialet e tij N.D dhe rezulton se ai përdorte tre identitete.

Noel Dishi është nga Dibra dhe banues në Sukth.

Ai ka qenë shok me viktimën dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër, raporton News24.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit të dyshuar në Sukth të cilët kanë thënë se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

Po kështu familjarët kanë deklaruar se prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe Noel Dishit ka ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë por motivin e saj nuk e dine.

Prindërit kanë pohuar se me të birin nuk janë takuar që një ditë para se të ndodhte vrasja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re