Shqipëria ka bërë hapa pas në luftën kundër korrupsionit. Një konstatim të tillë e ka bërë organizata ndërkombëtare Transparency International, e cila publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019.

 

Referuar raportit, Shqipëria renditet në vendin e 106 me 35 pikë, duke humbur kështu 7 vende nga viti i kaluar. Në të njëjtën shkallë me Shqipërinë është janë edhe Maqedonia e Veriut, Algjeria, Egjipti dhe Brazili.

 

Edhe këto shtete kanë vetëm 106 pikë. Indeksi i Perceptimit ka radhitur 180 vende në total lidhur me luftën antikorrupsion dhe secilit shtet i janë dhënë nga 0 deri në 100 pikë.

 

Zero pikë do të thotë se vendi është shumë i korruptuar, ndërsa 100 pikë flasim për një vend shumë të pastër nga korrupsioni. Pjesë e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit është edhe Kosova, e cila po ashtu renditet ndër shtetet me korrupsion të lartë. Kosova ka marrë vetëm 36 pikë, duke u renditur kështu në vendin e 101.

 

Një vit më parë Kosova arriti të merrte 37 pikë dhe të siguronte vendin e 93-të. Pra, sipas raportit, si Kosova, ashtu edhe Shqipëria kanë bërë hapa pas në 2019 në luftën antikorrupsion.

 

Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda janë shtetet që renditen si vendet më të pastra nga korrupsioni, ndërsa Somalia, Sudani Jugor dhe Siria si më të korruptuarat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re