Skip to content

Nxënësit bojkotojnë mësimin në Fier, ja motivi

Rreth 70 nxënës të fshatit Darëzezë, në Fier së bashku me mësuesit kanë bojkotuar sot procesin mësimor.

Shkak është bërë transporti i nxënësve drejt shkollës së fshatit Topojan. Ata ankohen se autobusët që dërgojnë nxënësit e mësuesit cdo ditë në shkollë janë tepër të vegjël. Madje, ata thone se njëri prej autobuseve ka probleme  me sistemin e frenimit.

Të ndodhur përballë kësaj situate, prindërit u bëjnë apel autoriteteve që të marrin masa të mënjëhershme ndryshe do të vijojnë protestat edhe ne ditet ne vijim.

Prej fillimit të vitit shkollor, shkolla e fshatit Darëzezë i është nënshtruar një procesi rikonstruktimi dhe për këtë arsye fëmijët janë detyruar ta zhvillojnë procesin mësimor në shkollën e fshatit Topojë.