Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016 është arritja më e madhe e futbollit shqiptar dhe ndërkohë i pari dhe i vetmi rast kur Kombëtarja kuqezi ia del të jetë pjesë e një kompeticioni të madh continental apo botëror. Kështu është menduar që ky moment historik të ekspozohet në muze. Kështu FSHF ka publikuar këtë komunikatë për shtyp:
“Ditën e hënë, në orën 13:00, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, FSHF do të organizojë ceremoninë e promovimit të Albumit “EURO 2016”, si dhe njëherësh hapjen e ekspozitës me momentet më pikante dhe më deçizive të Europianit të Francës, ku Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në historinë e saj në verën e vitit 2016. Prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ish-lojtarë të ekipit kombëtar dhe personalitete të futbollit shqiptar ndër vite. Ekspozita do të jetë e hapur disa ditë për të gjithë dashamirësit duke sjellë edhe një herë në vëmendje të gjitha momentet e një triumfi historik me ekipin kombëtar shqiptar”./Berati.TV



