Skip to content

Vajza e aktorit shqiptarit Aleksandër Moisiu, aktore e madhe e filmit dhe teatrit gjerman

moisiu3

 

 

Vajza e aktorit shqiptarit Aleksander Moisiu aktore e madhe e

Ajo është një prej fëmijëve të aktorit të madh shqiptar Aleksandër Moisiu.

Sot 96 vjeçare, Bettinna Moissi ka lindur në Berlin, është një aktore e madhe e teatrit dhe filmit.

Në vitin 1948 ajo ka performuar në filmin ‘Long is the Road’, i pari film gjerman që trajtoi temën e Holokaustit.

Bettinna ka lindur në vitin 1923, dhe është fëmijë i çiftit Aleksandër Moisiu dhe Herta Hambach. Motra e saj ishte Beate Moissiu, por nga një grua tjetër e aktorit shqiptar, Maria Moisiu, shkruan KultPlus.

 

1579798858 396 Vajza e aktorit shqiptarit Aleksander Moisiu aktore e madhe e

Bettinna ka luajtur edhe në tjera projekte, përfshirë edhe filmin “The Orplid Mystery”, “Jakko”, “The Comedians”.

Aleksandër Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne.

 

1579798858 212 Vajza e aktorit shqiptarit Aleksander Moisiu aktore e madhe e

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Bettinna jeton sot në Gjermani dhe është e martuar me një hebre, meqë edhe vet ka origjinë hebreje. Ajo ka dy fëmijë, Olivierin dhe Nicolasin – të dytë të angazhuar në botën e artit por më shumë me pjesën kuratoriale dhe koleksionimin e artit.

Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard. / KultPlus.com

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=6LgU1Mk2vfk?feature=oembed&w=640&h=360]

 

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ZslnieBRfMk?feature=oembed&w=640&h=480]

 

 

/aktoretshqiptare.info