Kristal Abazaj është pse jo futbollisti i momentit në Shqipëri. Pas sezonit fantastik vitin e shkuar edhe kjo gjysëm e parë e sezonit vazhdoj në të njëjtin ritëm. Goli i shënuar ndaj Partizanit që shumë e barazuan me atë të ish sulmuesit të Milanit, Xhorxh Ueah ishte edhe qershia mbi tortë.
Në janar ai nënshkroi kontratën e re për të kaluar tek Skënderbeu por kjo do të ndodh vetëm në verë pasi në këtë sezon duhet të ndihmoj Luftëatrin për të arritur mbijetesën. Po ashtu të gjithë e vendosën në vëmendje pasi dolën zërat për një interesim nga Kievo për talentin e Luftëtarit.
Nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë nga jashtë ky muaj për Abazajn do të mbyllet me çmimin “Lojtari i muajit dhjetor’’. Ky vlerësim u dha nga shoqata “Sporti na bashkon’’
